Përparim Rama viziton familjet e evakuuara nga përmbytjet në kryeqytet
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama do t’i vizitojë familjet e evakuuara në lagjen “Kodra e Trimave”, që i bën si shkak i reshjeve të mëdha të shiut e që shkaktuan përmbytje.
Nga komuna kanë njoftuar se kjo vizitë po bëhet me qëllimin që të njoftohen nga afër për situatën dhe për t’ua shprehur mbështetjen e komunës banorëve të prekur.
Takimi është paraparë të ndodhë në orën 10:00 në “Kodrën e Trimave”, rruga “Aziz Zhilivoda”./Indeksonline/

