75 Mall Live Search
21:32 / E Enjte, 25 Shtator 2025 / H F

Përparim Rama zbulon detaje: Liburn Aliu më tha “Nuk ta nënshkruan Hekurani”

Përparim Rama zbulon detaje: Liburn Aliu më tha që i ka thënë Hekuran Murati “pse me i ndihmu Ramës”

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka zbuluar detaje nga bllokada që sipas tij, ia ka bërë niveli qendror.

Rama ka thënë se Liburn Aliu i ka treguar se si ministri Hekuran Murati kishte thënë “pse me i ndihmu Ramës”.

“Me ish-ministrin Liburn Aliu e kam pyetur pse nuk po e nënshkruan ministri i Financave, më ka thënë ai nuk po do me shty përpara, se po thotë që këto janë, pse me i ndihmu Përparim Ramës. Po i kam thënë, atij ia kam lanë fajin, kam mendu që ai, nuk ka qenë ai, ka qenë Hekuran Murati që e ka blloku”, tha Rama në Rubikon të Klan Kosovës.