75 Mall Live Search
21:16 / E Diele, 14 Nëntor 2021 / AR

Përparim Rama: Zotohem se do të jem kryetar i të gjithëve

Përparim Rama është deklaruar pas shpalljes së fitores së tij në Prishtinë.

Ai u zotua se do të jetë kryetar i të gjithëve, raporton Indeksonline.

Të dashur prishtinali, në qytet e në çdo fshat, në secilin takim e vizitë më keni dhuru emocione të veçanta. Më keni mbush me shumë energji për me vazhdu përpara. Emocionin e kësaj fitoreje nuk mundem me përshkru me fjalë, kjo është fitorja e juaja. Kjo është fitorja e secilit banor pa dallime.

Vota jote sot tregon që jemi të emancipuar për me dasht më të mirën për vendin tonë. Vota jote sot më fuqizon me privilegjin e të qenit kryetar i Prishtinës. Unë Përparim Rama, kryetar i Komunës së Prishtinës, zotohem se do të jem kryetar i të gjithëve“, tha ai./Indeksonline/