Përparim Rama zotohet për kushte më të mira në arsim: Rrugëtimi vazhdon bashkë me mësimdhënësit
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, është takuar me mësimdhënësit e kryeqytetit.
Rama ka thënë se çdo hap përpara në kryeqytet, mban vulën e përkushtimit të mësimdhënësve.
“Mësimdhënësit janë themeli i një Prishtine që ngrihet mbi dije, barazi dhe mundësi për çdo fëmijë. Çdo hap përpara i arsimit në kryeqytet mban vulën e përkushtimit të tyre, njerëz që rrisin gjenerata me dije, durim dhe dashuri”, ka shkruar Rama.
Ai premtoi vazhdim të mbështetjes.

