Përparim Ramusa i PDK-së i bindur: Do të kthehemi në qeverisjen e Shtimes

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Shtimes, Përparim Ramusa, u shpreh i bindur se PDK-ja do të rikthehet në qeverisjen e kësaj komune.
Ai u shpreh në DPT te Fidani se qeverisja aktuale në krye me Qemajl Aliun, ka abuzuar me pushtetin.
“Qytetarët e kanë parë se qeverisja e tyre nuk është qytetarët, por për familjet e tyre, për rrethin e tyre dhe xhepat e tyre”, deklaroi Ramusa.
Ramusa foli edhe për programin me të cilin iu ofrohet qytetarëve.