Përparim Ramusa: Rinia që beson, frymëzimi im për të ecur përpara

Kandidat për kryetar të komunës së Shtimës nga radhët e PDK-së, Përparim Ramusa, mbrëmë ka mbajtur takim me rininën e qytetit.
Ramusa, përmes një postimi në facebook është shprehur se nga rinia mora një motiv të madh dhe një besim të jashtëzakonshëm.
“Mbrëmë, nga rinia mora një motiv të madh dhe një besim të jashtëzakonshëm. Ishte një ndjesi e veçantë që nuk përshkruhet lehtë, një përzierje energjie, shprese dhe mbështetjeje që të mbush me forcë.
Në qëndrimin dhe fjalët e tyre ndjeva një përkushtim të sinqertë ndaj vizionit që kemi ndërtuar, një vizion për të ardhmen, për zhvillimin dhe për vlerat që na bashkojnë.
Kur rinia beson, gjithçka merr kuptim. Dhe ky besim nuk është vetëm mbështetje – është përgjegjësi që e mbaj me krenari.
Faleminderit nga zemra për këtë frymëzim!”, ka shkruar Ramusa.