75 Mall Live Search
12:46 / E Shtunë, 27 Shtator 2025 / F.R

Përparim Ramusa u prit ngrohtësisht në Lagjen e Pajtimit, me ekipin e tij premton ndryshime të prekshme për komunën

Mbrëmë, kandidati për kryetar të komunës së Shtimes nga PDK, Dr. Përparim Ramusa, u prit me respekt dhe mikpritje të madhe në Lagjen e Pajtimit. Banorët e këtij fshati punëtor dhe me vlera të larta shprehën besimin e tyre për një të ardhme më të mirë, duke i dhënë takimitt atmosferë të ngrohtë dhe energji pozitive.

Në fjalën e tij, Dr. Ramusa theksoi se programi qeverisës 2026–2029 është hartuar për të sjellë rezultate konkrete: kushte më të mira për familjet, më shumë dinjitet për secilin qytetar dhe mundësi të reja për të rinjtë që synojnë të ndërtojnë jetën e tyre këtu, në vendlindje.

Ai nënvizoi se ky vizion mbështetet nga një ekip i fortë dhe profesionist, me kandidatë të përkushtuar për Kuvendin Komunal, të cilët do të jenë garanci që premtimet të kthehen në punë të prekshme për qytetarët.

“Përkrahja që na dhanë banorët e Lagjes së Pajtimit është më shumë se mbështetje politike, është motivim i fuqishëm për ne si ekip. Bashkë me qytetarët, do të ndërtojmë një të ardhme ku ia vlen të jetosh dhe të krijosh,” tha Dr. Ramusa.