Përpiqej ta ndalonte, motoçiklisti godet policin dhe ik nga vendi i ngjarjes
Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugen “Garibaldi” në Prishtinë, ku një motoçiklist ka goditur një zyrtarë policor gjatë kohës sa ai po bënte përpjekje për ta ndalur atë.
Rastin e ka konfirmuar për Indeksonline zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës Enis Pllana. Ai ka thënë se motoçiklisti është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërkaq zyrtari policor ka pranuar trajtim mjekësor.
“Rreth orës 11:30 ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime në rrugën ‘Garibaldi’ në Prishtinë. Në aksident janë të përfshirë një motoçikletë dhe një zyrtar policor. Gjatë përpjekjeve për ta ndaluar, motoçiklisti ka goditur zyrtarin policor dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Zyrtari policor ka pranuar trajtim mjekësor dhe rasti është duke u trajtuar nga njësitet relevante”, ka thënë zëdhënësi i policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës Enis Pllana.

