Tri orë takim, Kurti e Mustafa të mbyllur në Kuvend

17:53 – Takimi mes Albin Kurtit të VV-së e Isa Mustafës së LDK-së, në përpjekje për të arritur marrëveshje qeverisëse, po vazhdon edhe pas tri orëve, raporton IndeksOnline.
Që të dy, Kurti e Mustafa po negociojnë për një koalicion bashkëqeverisës, mirëpo ende nuk ka informacione se a ka pajtim mes palëve.
Takimi Kurti-Mustafa po zhvillohet në Kuvendin e Kosovës vetëm një ditë pasi presidenti Thaçi ka kërkuar nga partia fituese emrin e kandidatit për kryeministër.
Përpjekjet e fundit për koalicion, vazhdon takimi Kurti-Mustafa
16:56 – Ka më shumë se një orë që kur ka nisur takimi mes kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe atij të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, raporton IndeksOnline.
Takimi po zhvillohet me dyer të mbyllura ndërsa mediat janë lejuar të futen vetëm në korridor të Kuvendit të Kosovës.
Takimi mes Kurtit e Mustafës vjen vetëm një ditë pasi presidenti Hashim Thaçi i dha afat 48 orë Kurtit për ta sjell emrin për kryeministër.
Të dy partitë janë në negociata të brendshme se si të vazhdohet tutje pas konstituimit të Kuvendit./IndeksOnline/