21:53 / E Diele, 27 Dhjetor 2020 / Blerim

Përplasën 2 automjete në Podujevë, 3 persona të lënduar

Numri i aksidenteve si pasojë e motit të ligë dhe mospërshtatjes së shpejtesisë me kushtet atmosferike vazhdon të jetë shqetësues.

Si pasojë e një aksidenti që ndodhi sonte në Podujevë, kanë mbetur të lënduar 3 persona.

Këtë e ka konfirmuar për IndeksOnline, Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë në Rajonin e Prishtinës.

“Rreth orës 21:00, në rrugën Skenderbeu në Podujevë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të dy automjeteve në levizje. Si pasojë e aksidentit janë lënduar tre persona dhe janë shkatuar dëme materiale”, ka thënë ajo.

Ndërsa, në lidhje me rast po merret njësia policore e komunikacionit rrugor/IndeksOnline