19:04 / E Enjte, 30 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Përplasen 3 makina në Rrugën e Kombit

Tre automjete janë përfshirë në një aksident automobilistik këtë të enjte në Rrugën e Kombit.

Ngjarja ndodhi rreth orës 16:15 në aksin rrugor Skuraj-Rrëshen, në afërsi të unazës së Rrubikut. Burime zyrtare thonë se shkak është bërë një parakalim i gabuar nga një automjet me targa AA 397 PH, që drejtohej nga S.D. Ai është përplasur me një tjetër makinë, me targë AA 117 PH, që drejtohej nga A.L.

Nga ky aksident i treãshtë ka mbetur i lënduar vetëm shoferi S.D. i cili është dërguar në spitalin e Rrëshenit dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit./tvklan.al