Përplasen dy automjete në aksin Levan- Tepelenë

Një aksident ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në autostradën Levan- Tepelenë, në vendin e quajtur Varibop.
Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe si pasojë e goditjes së fortë të dy drejtuesit janë lënduar.
Ata janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit rajonal Fier, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën, raporton A2CNN-i.

Ndërkohë në vendngjarje ka shkuar menjëherë policia dhe grupi hetimor të cilët po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti./Indeksonline/