Përplasen dy vetura në hyrje të Fushë-Kosovës, dy persona të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën Pejë-Prishtinë, në hyrje të Fushë- Kosovës.
Dy vetura janë ndeshur me njëra- tjetrën ku sipas dëshmitarëve janë parë dy persona të lënduar në vendin e aksidentit.
Lexuesit e IndeksOnline kanë dërguar pamje nga aksidenti ku shihen dëme të konsiderueshme materiale.
Njëra nga veturat e përfshira në aksident ka përfunduar jashtë rrugës./IndeksOnline/