75 Mall Live Search
19:04 / E Mërkurë, 09 Qershor 2021 / AR

Përplasen dy vetura në Istog, 7 të lënduar, mes tyre edhe fëmijë

Në fshatin Bellopojë të Komunës së Istogut ka ndodhur një aksident ndërmjet dy veturave.

Burime të Indeksonline tregojnë që dyshohet për shtatë persona të lënduar, në mesin e të cilëve ka edhe fëmijë.

Rasti për Indeksonline është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Ai u shpreh se dy prej shtatë të lënduarve janë në gjendje më të rëndë.

“Rreth orës 17:30 Policia është njoftu për nje aksident në fshatin Bellopojë të Komunës së Istogut. Në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura. Lëndime trupore kanë marrë 7 persona. Dy prej tyre me rëndë janë dërgu në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë ndërsa 5 prej tyre në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Istog të cilët pas marrjes së tretmanit janë liruar. Në vendngjarje ka dalë njësiti i hetimeve për aksidente”.