17:35 / E Enjte, 13 Maj 2021 / AR

Përplasen dy vetura në Podujevë, ka të lënduar

Një tjetër aksident trafiku ka ndodhur sot në fshatin Lluzhan të Podujevës.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete, ku për pasojë dy persona janë lënduar.

Rasti për Indeksonline është konfirmuar nga zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 15:00, në fshatin Lluzhan të Podujevës ka ndodhur një aksident komunikacioni, ku jane perfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime. Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor.Me rastin po merret njësiti i trafikut”.