75 Mall Live Search
18:38 / E Diele, 20 Shkurt 2022 / AR

Përplasen dy vetura në rrugën Prishtinë-Gjilan, katër persona dërgohen në QKUK

Në fshatin Mramor, në rrugën Prishtinë-Gjilan ka ndodhur një aksident trafiku mes dy veturave, ku si pasojë janë lënduar katër persona.

Ata janë dërguar për trajtim mjekësor në Qendren Klinike dhe Universitare.

Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 16:00 është raportuar për aksidentin e ndodhur në rrugën Prishtinë-Gjilan respektivisht në afërsi të fshatit Mramor. Në aksident janë përfshirë dy automjete.

Katër persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, përderisa janë shkaktuar dhe dëme materiale.

Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti”./Indeksonline/