Përplasen dy vetura në rrugën Tiranë – Durrës, lëndohen 4 femra

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën dytësore Tiranë- Durrës, ku nga përplasja e dy mjeteve janë plagosur 4 femra.
Sipas policisë, më datë 23.07.202, rreth orës 07:20, në rrugën dytësore Tiranë- Durrës, janë përfshirë në aksident mjeti me drejtues P.P. me mjetin me drejtues J.P. dhe për pasojë janë dëmtuar pasagjerët D.M. 21 vjeçe, E.B. 33 vjeçe, L.M. 21 vjeçe dhe L.D. 42 vjeçe, të cilat u dërguan në spital, dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.