19:04 / E Enjte, 26 Mars 2020

Përplasen dy vetura në Vitomericë të Pejës, lëndohen tre persona

Një aksident ka ndodhur pasditën e sotme sot në komunë të Pejës.

Gjegjësisht, dy vetura janë përplasur në fshatin Vitomericë.

Indeksonline mëson se përveç dëmeve materiale, të lënduar kanë mbetur edhe tre persona.

Derisa, pas orës 16:00 edhe në rrugët e Pejës, u krijua kaos në trafik, kjo pasi qytetarët po shfrytëzojnë lëvizjen, duke respektuar vendimin e qeverisë./Indeksonline