Përplasen dy vetura në Vollujakë të Klinës, pamje nga vendi i ngjarjes

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në Vollujakë të Klinës.
Në aksident janë të përfshira dy vetura, një nga Kosova dhe një nga Shqipëria.
Në pamjet e siguruara nga Indeksonline shihet se veturat kanë pësuar dëme të konsiderueshme materiale.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes për t’u marrë me rastin.
Ende nuk dihet për të lënduar./Indeksonline/
