75 Mall Live Search
12:45 / E Premte, 20 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Përplasen dy vetura në Vushtrri, lëndohen tre persona

Një aksident trafiku ka ndodhur të premten në rrugën  nacionale Mitrovicë -Prishtinë zona e  Vushtrisë, shkruan Indeksonline.

Nga ky aksident kanë mbetur tre persona të lënduar.

Lajmin për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë në rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Një aksident  trafiku me të lënduar ka ndodhur  sot  rreth orës 11:40, në rrugën  nacionale Mitrovicë -Prishtinë zona e  Vushtrisë.

Në aksident ishin të përfshira  dy vetura civile, ku  si pasojë e lëndimeve të pësuara tre   persona kane kërkuar trajtim mjekësor”, ka thënë ai.

Ndryshe gjatë ditës së sotme kanë ndodhur dy aksidente me katër të lënduar në Pejë./Indeksonline/