Përplasen dy vetura te “Konviktet” në Prishtinë, pamje nga vendi i ngjarjes

Një aksident trafiku ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e “Konvikteve” në Prishtinë, ku janë përfshirë dy vetura, transmeton IndeksOnline.
Policia ka dalë menjëherë në vendin e aksidentit dhe po merret me hetimin e rastit.
Përveç dëmeve materiale, të cilat janë të dukshme edhe në videon fotografitë e siguruara, nuk ka informacione të tjera në lidhje me gjendjen shëndetësore të personave të përfshirë në aksident. Hetimet për këtë rast janë duke vazhduar.
Pak më parë, IndeksOnline raportoi gjithashtu për një tjetër aksident trafiku të ndodhur në lagjen “Kodra e Trimave”, ku policia gjithashtu është duke u marrë me rastin./IndeksOnline/