21:54 / E Premte, 03 Prill 2020 / indeksADMonline

Përplasen Haki Abazi dhe Bekim Haxhiu, shkas diploma e “Pakistanit”

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhiu ka kërkuar nga Haki Abazi t’i kërkojë falje publike për siç ka thënë ai shpifje ndaj tij.

Sipas Abazit, Haxhiu ka një diplomë nga Pakistani, gjë e cila ka bërë që ky i fundit të reagojë.

“VV e ka përdorur foltoren e parlamentit për të shpifë, në 2010 për djalin tim ende pa lindur ka thënë se ka vjedhë vota për mu, pastaj këtë shpifjen që e tha z.Abazi. Po ua tregojë diplomat e mia, ja ku shihen me emblemen e Shqipërisë. Abazi të ma tregojë se cila është e Pakistanit?”, ka thënë Haxhiu në një lidhje për Tv Dukagjini- transmeton Indeksonline.

Haxhiu ka thënë se nëse Abazi nuk kërkon falje ai do të pëballet me të në Gjykatë./Indeksonline/