Përplasen Hamza dhe Bislimi: “S’mundesh të më tregosh mu për korrupsionin” -“Ju s’mund të bëheni me askënd…”!
Një debat i ashpër u zhvilluar ndërmjet Bedri Hamzës dhe Besnik Bislimit.
Në emisionin Pressing të T7 (që transmetohet online në Indeksonline dhe Gazetën Express) dy zyrtarët e lartë të PDK-së dhe Vetëvendosjes janë përplasur për disa cështje të ndryshme.
Bedri Hamza: Raporti i auditimit është shumë i keq, kohën kur ka qeverisë VV-ja me Prishtinën. Kontratat mbi vepër, ekzekutimin e buxhetit. Modeli i juaj i qeverisjes, është shumë i keq.
Besnik Bislimi: Këta me thanë Blerand Stavileci i ka hije, por jo juve. 53 milionë që e keni marrë vendim, është sa krejt buxheti i Prishtinës. Me thanë Bedri Hamza, që është në parti me Xhabir Zharkun e Kacanikut…
Bedri Hamza: Ju VV kur s’ju konvenon Ligji, s’ka ligj hiq. I thyeni kerret, qitni gaz, jeni të dënuar… prej Albin Kurtit e deri te të tjerët. S’keni as program, as ekip… Kqyreni Prizreni, ju s’bëheni me kërkan, edhe ndërmjet vete jeni prish.
Besnik Bislimi: Argumentet që po i thuni… s’janë të nivelit.
Bedri Hamza: E dyta herë, apo e treta, me thënë që në këtë vend “ska ndodhë diçka e mirë”, o Besnik, kjo nuk të shkon ty.
Besnik Bislimi: Korrpsioni u rrit...
Bedri Hamza: T’i s’munesh me fol ma shumë se unë për korrupsionin. Është dukur negative dhe duhet të luftohet…