75 Mall Live Search
12:46 / E Mërkurë, 23 Shtator 2020 / indeksADMonline

Përplasen Haxhiu – Kollçaku në Komisionin hetimor: A je në vete…!

Një përplasje ka ndodhur në Komisionin hetimor për menaxhimin e pandemisë, ku i ftuar është zv.ministri i Shëndetësisë nga LDK-ja, Izet Sadiku.

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu pati një përplasje me deputeten e Vetëvendosjes, Fatmir Mulhaxha-Kollçaku, pasi kësaj të fundit nuk i pëlqyen akuzat që bëri në drejtim të ish-Qeverisë së Kurtit për zhvatje gjatë pandemisë si edhe një buzëqeshje që bëri Haxhiu.

Deputeti i PDK-së, i tha se ajo po mundohet ta mësojë se kur me buzëqesh e kur jo.

“A je në vete, mua me qeshet kur të më qeshet. Më fal, a guxoj me qesh. Nuk ka pyetje që nuk ndërhyn”, tha Haxhiu.