Përplasen Hoti e Mefail Bajqinovci: Heqja e Task-forcës është hakmarrje e juaja, ua dënoj Naser Osmanin

Deputeti i LVV, Mefail Bajqinovci, në seancën për interpelancë të Hotit ka thënë se shfuqzimi i Task-forcës antikorrupsion në Policinë e Kosovës.është bërë për hakmarrje, shkruan IndeksOnline.
Ai tha se kjo task-forcë ka intervistuar kryeministrin Hoti dhe ministren e Financave, Hykmete Bajrami më 14 mars vitin e kaluar pasi kanë qenë dëshmitar për 350 milionë euro.
““Ky kryeministër është intervistuar po nga kjo Task-Forcë më 14 mars,ditë e enjte dhe Hykmete Bajrami është intervistuar më 4 mars ditë e hënë, unë kam qenë gazetar dhe i kam parë si kanë shku kto. Kjo është hakmarrje, në cilësinë e dëshmitarit të kuptohemi, por ish-ministri ka kallëzim penal. Kjo është hakmarrje tipike e LDK’së nuk po e kontesoj a ka gabime ligjore, por qysh u bë që filloj ofenziva e dënimeve ua dënuan inspektorat ua dënuan Naser Osmanin ju u qut qenka anti-ligjore. E keni pasë ministrin e Drejtësisië dhe tash po del antiligjore. Jo sepse po hakmerreni sepse Avdullah Hotit ja kanë arrestu inspektorat në zyre në komunë të Prishtinës”, tha Bajqinovci.
“Pse po kërkon liberalizim te vizave kryeministër? A eshte kriter luftimi i krimit per liberalizim te vizave apo eshte kriter shuarja e mekanizmave qe luftojnë krimin e organizuar dhe korrupsionin? Tregona? Kah po dojme me shku kështu, Pse po ben ksei veprime te pamenqura vetëm se pse po ta godet krimin partiak. A je me luftu krimin apo je per me bashkejetu me te? Nje shprehi qe ta njohim ty eshte qe ti ndryshe flet e kontra vepron, nuk je ne sinkron me mendinim dhe veprimin tënd. Ne vazhdën e krejte kësaj duhet te shtrohen edhe kjo pyetje pse vetëm kete task force e keni shuar, ndryshe, pse nuk keni shuar edhe task forca tjera e qe janë mbi 15 sosh në qeveri dhe agjenci ekzekutive. A e din pse nuk i ke shuar ato sepse nuk i kanë prekur zyrtarët e LDK-së”, shtoi ai.
E menjëherë ia kthej edhe kryeministri Hoti, i cili tha se problemi fundamental është qasja e deputetëve në këto të dhëna, në task-forcë.
““Task-Forca vazhdon punën ashtu si ka qenë. Shqetësim është fjalimi yt, sepse unë jam kryeministër unë nuk kam qasje sepse nuk guxoj sipas ligjit, një deputet thotë I kam të dhënat e sigurta nga puan e Task-Forcës, ky është problemi. Ky është argumenti më i fuqishëm se kjo duhet me u riformu dhe askush nuk duhet të ketë qasje në punën e Task-Forcës”, tha Hoti.
Ndërsa, Bajqinovci tha se kjo është shpifje dhe të gjitha që i potencoi janë publike./IndeksOnline/