Përplasen keq Joshua e Pulev një ditë para meçit, “Desha ta godas në nofull”

Anthony Joshua do të ndeshet me Kubrat Pulev për titullin e më të mirit në boks në kategorinë e rëndë, WBA, IBF dhe WBO.
Dy boksierët kanë regjistruar peshën e tyre, një ditë para zhvillimit të meçit.
Joshua dhe Pulev kanë patur një përballje të nxehtë verbale.
“Unë do ta kisha goditur në nofull, por duhet të pres deri nesër. Unë e di se si është ai, e kam studiuar atë. Ai mendon se është një luftëtar” deklaroi Joshua.
Meçi do të mbahet në stadiumin Wembley në Londër dhe do të ndiqet nga 1 mijë tifozë në tribuna dhe miliona njerëz në botë.
/Indeksonline/