Përplasen keq Vjosa Osmani dhe Driton Selmanaj

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës Vjosa Osmani është përplasur me bashkëpartiakun e saj Driton Selmanaj, i cili është kryetar i komisionit parlamentar për legjislacion, transmeton IndeksOnline.
Derisa Selamanaj derisa ishte i thirrur për të dhënë qëndrimin e tij në lidhje me mocionin procedural të kërkuar nga PDK-ja, filloi të fliste për vendimet e Qeverisë, e Osmani i ka kërkuar që të jap qëndrim vetëm për mocionin.
“Me këto vendime autoritare po i ngjani dikujt tjetër”, ishin fjalët e Selamanajt ndaj Osmanit.
Ajo menjëherë ja ndali fjalën duke i thënë se nuk toleron që ai të ofendoj.
Pas kësaj Osmani ka urdhëruar regjinë që t’ia ndërpresë fjalën Selmaniajt
“Nuk ke asnjë të drejt. Nëse flet për diçka tjetër ndalja fjalën. Nëse mendon se të është shkelur ndonjë e drejtë janë procedurat. Më ofenduat pak më herët dhe natyrisht që ta ndalë fjalën. Ofendimet nuk ia lejoj askujt”, ka thënë Osmani.
Menjëherë ka ardhur reagimin i shefit të grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi i cili ka thënë se ndonëse edhe deputetët e tjerë folën jashtë temës, ajo nuk ua ndali fjalën. Duke i kërkuar kshtu Osmanit që të ja jap fjalën sërish atij.