Përplasen në Facebook, Avdullah Hoti dhe analisti Mushkolaj!
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti dhe analisti, Imer Mushkolaj, kanë replikuar me njëri-tjetrin me statuse në Facebook, rreth cështjes së dialogut.
“Nuk është problem i LDK-së pse z.Imer Mushkolaj nuk do, sepse nuk besoj që nuk di, ta lexoj qëndrimin e LDK-së ndaj procesit të dialogut. Ne jemi të qartë.
Paqartësia e ka adresë tek koalicioni PAN dhe Presidenti. Kot i drejtohet LDK-së. Nëse z.Mushkolaj do dhe guxon, ai duhet të kërkojë qartësinë te qeveria e pakicës, pa legjitimitet.
Ne nuk shkojmë në dialog pa mandat qytetarë. Dhe as nuk e mbështesim askënd që kërkon t’i bishtnojë mandatit qytetarë”, thuhet në reagimin e Hotit.
Ndërsa, Mushkolaj ia ka kthyer duke i thënë se partia e Isa Mustafës s’ka guxim…, “Nuk është problemi im pse LDK ka mbetur si në mjegull sa i përket dialogut. Z. Hoti, ose e mbështet, ose je kundër. Jo kështu, as mish, as peshk. Sa për guxim, LDK nuk shquhet shumë, z. Hoti”, ka shkruar ai. /Indeksonline/