75 Mall Live Search
12:18 / E Shtunë, 04 Maj 2019 / indeksADMonline

Përplasen në matjet zyrtare, sot pas mesnate duhet ta shikoni këtë super përballje

Një nga meçet më të mëdha në boks, zhvillohet sonte pas mesnate. Saul Canelo Alvarez përballet me Danny Jacobs në Las Vegas.

Lufta e tyre ka filluar që nga mbrëmë kur në matjet zyrtare ata u konfrontuan fizikisht.

Meçi zhvillohet për tre rripa, ndërsa llogaritjet si një përballje spektakolare nga analistët e boksit, shkruan Indeksonline.

Canelo, humbja e vetme e të cilit erdhi nga Floyd Mayweather në vitin 2013, konsiderohet si favorit për të shtuar një titull tjetër në koleksionin e tij.

Por, Jacobs është boksier tejet punëtor dhe është përgatitur maksimalisht për këtë meç. Në vitin 2011, ai u diagnostikua me osteosarkomë, një shenjë e kancerit të eshtrave, por që arriti ta tejkaloi këtë sëmundje.

Canelo vs Jacobs zhvillohet sot pas mesnatës në T-Mobile Arena të Las Vegas, Nevada./Indeksonline/