11:52 / E Enjte, 04 Qershor 2020 / indeksADMonline

Përplaset Osmani me deputeten Ismajli: Kritikat tuaja i marr si kompliment

Vjosa Osmani ka lëshuar karrigen e saj të kryeparlamentares për të dalë në foltore e t’i përgjigjet deputetes së PDK’së, Besa Ismailit, e cila kritikoi Osmanin për mënyrën e udhëheqjes së seancës së Kuvendit

Osmani ka thënë se kritikat e saj i merr si komplimente, transmeton IndeksOnline.

“Si një grua në  politkë që karrierën e ka filluar shumë e re, është e pamundur për mua të mos dal dhe të mos i përgjgjësha zonjës Ismajli. Unë sot kritikat tuaja i marrë vërtet si komplimet e në aspsketin personal nuk do t’i përgjigjesha, por do u përgjigjem sesa dhjetra vajza të vogla po na shikojnë dhe për mësim që në Kuvend të mos pranojmë një kulturë me u tregu se kur duhet të flasin, gratë kanë më fol kur të duan e kanë me kesh kur të duan.

Kur folët ju për një diçka të tillë më parë që po ju pengon tani buzëqeshja ime, me pas ngrite zërin besoj e kishin “fitë” të gjithë.

E kam detyrë njerëzove që një kulturë e tillë të mos lejoj të instalohet në Kuvend”, tha ajo./IndeksOnline/