Përplasen Përparim Gruda dhe Albulena Haxhiu: Drejtoju popullit jo mua ..
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga PDK, Përparim Gruda është përplasur me kryekuvendaren, Albulena Haxhiun.
Nga foltorja ai i është drejtuar me një varg pyetjesh Haxhiut, teksa kjo e fundit i ka kërkuar t’i drejtohet popullit e jo asaj, transmeton IndeksOnline.
“E sfidojë cdo kënd prej kabinetit qeveritar, prej juristëve që na shikojnë nëse gjejnë një vend në të cilin kontrolli paraprak i amendamenteve kushtetuese sic është në rastin tonë, bëhet sot dhe miratimi thirret të bëhet pas një dekade e tutje, unë nuk dalë ma me fol në këtë Kuvend për ligj”, tha Gruda.
Në përfundim, Gruda iu drejtua kryetares së Kuvendit për vonesën e procedurës: ai pyeti pse pas 14 vjetësh po dërgohen këto amendamente, ndërsa kryetarja e Kuvendit i kërkoi që adresimin ta bëjë tek qytetarët dhe jo tek ajo.

