Përplasen pushteti me opozitën në komisionin për financa

Turp po e cilëson mungesën e ministrit të Financave, bashkëpartiaku i tij Eman Rrahmani.
Bile ky deputet i Vetëvendosjes, në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike, është rreshtuar sot krah kundërshtarëve politikë.
Shefit të kuletës së shtetit, një epitet iu dha edhe nga PDK-ja. Por, Muratit dikush i doli edhe në mbrojtje.
Me të nuk po pajtohet Hajdar Beqaj. Deputetja Sadiku, nuk e la pa përgjigje opozitarin.
Por as pas kësaj, ligjvënësi nga PDK nuk ndërroj mendje, madje konkluzionin për partinë më të madhe në vend, e rëndon edhe më.
Në krejt këtë situatë kryetarja e këtij Komisioni, Hykmete Bajrami vlerësoi se në kushtet kur nuk dëgjohet askush kur flet, nuk mund ta vazhdohet puna.