75 Mall Live Search
07:57 / E Martë, 24 Janar 2023 / AR

Përplasen sërish Luizi dhe Kiara për marrëdhënien e tyre

Luiz Ejlli dhe Kiara Tito vazhdojnë të jenë temë diskutimi sa i përket raportit të tyre.

Së fundmi në një bisedë që kanë bërë së bashku, këngëtari nga Shkodra i ka bërë një kërkesë.

Ai kërkon që pas gjithë vëmendjes që i jep Titos, kujdesit, dashurisë, shprehjes së ndjenjave, të ketë ta paktën një përqindje të vogël në shkëmbim.

@peopleinalbania 🥺 #fyp #bigbrothervipalbania #peopleofalbania #luizejlli #kiaratito #viral #dashuri ♬ suono originale – PeopleOfAlbania🇦🇱

“Merr kohën tënde, më studio nga larg, kur të ndihesh ndryshe dhe të kesh diçka për të më dhënë unë këtu jam”, tha ai.

Kjo duket se nuk u prit mirë nga prezantuesja, e cila theksoi se nëse dëshiron që t’i ketë gjërat shpejt, kjo nuk do të ndodh.