75 Mall Live Search
18:43 / E Diele, 01 Mars 2020 / indeksADMonline

Përplaset autobusi në Tiranë, vdes shoferi, lëndohen 6 të tjerë

Aksident i rëndë në aksin rrugor Tiranë-Fushë Krujë, në afërsi të fshatit Dritas.

Mësohet se në aksident janë përfshirë tre automjete, një makinë tip “Benz”, një “Tauron” dhe një autobus.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shoferi i autoveturës, F. XH. 59 vjeç, ndërsa 6 persona kanë mbetur të plagosur, të cilët janë nën kujdesin e mjekëve.

“Më datë 01.03.2020, rreth orës 17:30, në aksin rrugor Tiranë-Fushë Krujë, në Tapizë, janë përplasur mjeti tip “Benz” me një mjet tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin F.Xh.,59 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.  Po si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dhe 6 pasagjerë të tjerë të  autoveturës dhe autobuzit,të cilët janë dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.” – bën me dije policia.

Ndërkohë, si shkak i ngjarjes është krijuar një radhë e gjatë prej 10 km në këtë aks rrugor.

Në vendngjarja ka mbërritur policia dhe ambulanca.