75 Mall Live Search
09:34 / E Enjte, 19 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Përplasen 2 automjete në Llukë të Deçanit, ka të lënduar

Numri i aksidenteve në vendin tonë vazhdon të jetë shqetësues.

Vetëm gjatë 24- orëve të fundit si pasojë e moskujdesisë në trafikun rrugor, kanë ndodhur 46 aksidente.

Ndërsa, një i tillë u shënua edhe në mëngjesin e sotëm, shkruan Indeksonline.

Aksidenti ka ndodhur në Llukë të Deçanit, ku janë përplasur një kamionetë dhe një pikap.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitet e policisë, derisa dyshohet për të lënduar, të cilët edhe kanë kërkuar trajtim mjekësor./Indeksonline