75 Mall Live Search
12:58 / E Premte, 16 Tetor 2020 / indeksADMonline

Përplaset keq Hoti me Kusari-Lilën: Unë s’i ndërroj pozicionet, siç e bën ti sa herë i ndërron karriget

I ashpër ka qenë kryeministri i vendit Avdullah Hoti me deputetët e VV-së Mimoza Kusari- Lila, e cila e pyeti se çka ka ndryshuar që tashmë Hoti e ka përkrahur dhe ka nënshkruar me 4 shtator në Amerikë që edhe Kosova t’i bashkohet mini-Shengenin ballkanik, shkruan IndeksOnline.

Ai ka thënë Kusari –Lilës që ai nuk i ka ndërruar pozicionet, por se ajo e bënë këtë sa herë që ndërron karriget.

“Kemi pasur plotë debate për këtë çështje, për mini-Shenegenin nuk ka marrëveshje as në mesin e atyre tri vendeve, tashti do të diskutojmë  Vetëm si palë e barabartë, nuk ka asgjë të cilës ne po i bashkohemi, tri vendeve e kanë nisur këtë ide, për të negociuar, unë nuk i ndërroj pozicion, po ti sa herë që i ndërron karriget i ndërron pozicionet”, i tha Hoti, deputetës Kusari-Lila.

Hoti ka shtuar se  me marrëveshjen e arritur në Washington janë zotuar që të marrin pjesë në këtë nismës, por se Kosova do të jetë palë e barabartë sikurse të gjitha vendet e tjera.