14:15 / E Hënë, 21 Shtator 2020 / indeksADMonline

Përplaset Krasniqi me Gashin: Jeni të pasinqertë dhe të paaftë për çfarëdo nisme në Kuvend

“Koalicioni qeveritarë i paaftë dhe i pasinqertë për të kaluar çfarëdo nisme në Kuvend”.

Këte e ka thënë deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së Memli Krasniqi i cili ka kirtikuar qeverinë e cila nuk po arrinë tu dal në ndihmë qytetarëve, që po presin ndihem e dorës së shtetit, e në veçanti ka kritikuar LDK-në, shkruan IndeksOnline.

“ Këta nuk janë të interesuar ta kalojnë këtë ligj, le ta dinë kushdo që dyshon se këta janë të paaftë me kalu ligje , në minimum ta dëshmojnë se janë munduar ta tejkalojnë këtë çështjen, por nuk janë përpiqur fare”, tha Krasniqi.

Në anën tjetër shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ka thënë se deri në tri seancat e fundit ka bërë ftesë grupeve parlamentare për të sjellur propozimet e tyre, që duhet të hyjnë në projektligjin për rimëkëmbje ekonomike dhe do ta bëjnë.

“Keni thënë se nuk doni dhe ne e respektojmë”, tha Gashi.

Ndërsa kryetarja e Kuvendit të Kosovës Vjosa Osmani tha se nëse duan ta fusin si pikë të rendit të ditës këtë projektligj, është dashur ta bëjnë kërkesën në fillim të seancës sepse tani nuk mund të bëhet, ose  mund të bëhet vetëm po të kërkohet si pikë urgjente, atëherë gjërat mund të ndryshojnë./IndeksOnline/