75 Mall Live Search
14:30 / E Mërkurë, 30 Tetor 2024 / MSH

Përplaset nga vetura një këmbësor në magjistralen Prishtinë-Pejë

Një aksident trafiku ka ndodhur disa çaste më parë magjistralen Prishtinë-Pejë.

Një këmbësor është përplasur nga një veturë në afërsi të Balincës, shkruan IndeksOnline.

Viktima dyshohet se nuk u ka bërë ballë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë

Njësitet relevante të policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke u marrë me hetimet e nevojshme.

Zona është rrethuar me shirit të policisë dhe përkohësisht është ndërprerë qarkullimi.

IndeksOnline ju sjell pamje nga vendi i ngjarjes: