75 Mall Live Search
15:53 / E Premte, 09 Gusht 2019 / indeksADMonline

Përplasja e Gani Gecit me Parim Ollurin, këto janë dy versionet!

Gani Geci i ka reaguar gazetarit Parim Olluri, pasi ky i fundit mori ftesë nga policia e Kosovës që të paraqitet, për një denoncim që e ka bërë Gani Geci ndaj tij.

Në një koment në postimin e Ollurit, Geci ka thënë se Olluri po e shkel nenin 186 të kodit penal të Republikës së Kosovës.

Geci e lut Ollurin që ta lë atë me punët e tij.

Postimi i plotë:

I nderuar gazetar Parim Olluri është shumë e vërtetë se unë Gani Geci nga fshati Llaushë komuna e Skenderajt nga i ati Ademi dhe e ëma Raba kam ba një ankesë ne Policin e Kosovës duke ju denoncuar juve si person dhe jo si Gazetar sepse për rastin e titullit të Gazetës Insajder nuk e kam ditur që e keni shkruar ju.

Unë edhe më herët iu kam paralajmëruar se juve me shkrimet e juaja ne llogarinë tuaj private ne FB po shkelni nenin 186 te kodit penal te Republikës se Kosovës. Ju jeni ai qe më keni udhëzuar qe te paraqitem ne Polici dhe Gjykat andaj une kam vepruar sipas udhëzimit tuaj .

Mos i merr neper gojë organet shtetërore se juve me keni udhëzuar te ju denoncoj edhe e kam paraqitur rastin .

Ju jeni mësuar me fy me ngacmu me sha kedo dhe nese juve ju thot dikush ma bre burr ju i thoni po me kercnon .

Une kam njoftur policin ata sigurisht kan njoftuar prokurorin .

Tash qe te paskan thirr policia si me te quajt ty …………

Te lutem shum sikur qe tu kam lut edhe ma heret lem me pun te mia vlla i nderuar

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës [AGK] në një njoftim për media e ka quajtur skandaloze ftesën që ka marrë gazetari Parim Olluri për t’u paraqitur në Stacion Policor lidhur me një shkrim që ky i fundit e ka publikuar për Gani Gecin

AGK ka shkruar se paralajmërimi i Policisë se nëse ai nuk paraqitet në Stacion, do të arrestohet është i papranushëm.

“Shkrimet në media, të cilat për individ apo institucione të caktuara mund të konsiderohen shpifje, nuk mund të trajtohen ndryshe, vetëm sipas Ligjit Civil Kundër Shpifjes dhe Fyerjes (Nr. 02/L-65). Urdhri policor për gazetarin Parim Olluri është një masë ekstreme e veprimit të një institucioni publik i cili i tejkalon kompetencat dhe mandatin e vet ligjor. Andaj, AGK kërkon nga Policia e Kosovës të tërheq ftesën për paraqitje në stacion policor, si dhe sqarim publik nga Drejtori i Përgjithshëm për arsyet pse ka ardhur deri në këtë situatë”, shkruan AGK.

Në anën tjetër, gazetari Parim Olluri në një shkrim në Facebook e bëri publike ftesën që ka marrë mëngjesin e sotëm nga Policia e Kosovës dhe paralajmërimin për arrestim.

Sqarimi i plotë i tij:

Njoftim:

Jam duke pritur oren 14:00.

Per t’u bindur se a po shnderrohet Policia ne marionete te grupeve te interesit, te cilet jane protagoniste te shkrimeve te mediave.

Gani Geci eshte ankuar ne Polici per nje artikull te Insajderit.

Policet, ne vend se ta udhezojne qe te beje padi ne gjykate per pretendimet e tij, meqe shpifja eshte veper civile, keta hapin rast penal kunder meje.

Me dergojne ftese qe te paraqitem me urgjence ne stacion policor, duke u thirrur ne nenin me te cilin ftohen personat qe perbejne rrezik per perseritjen e vepres penale.

Sipas tyre, nese nuk paraqitem ne stacion policor atehere do te arrestohem.

Une refuzoj qe te shkoj ne stacion policor ne ora 14:00, pa u njoftuar zyrtarisht se cfare vepre penale paskam bere me publikimin e shkrimit per Gani Gecin.

Po i pres ne Insajder ne ora 14:00.

Ky eshte precedent i rrezikshem per gazetaret. Nese Policia nuk terhiqet nga ky skandal, atehere secili prej lidereve te partive qe jane perdite protagoniste te shkrimeve tona mund te na denoncojne ne Polici dhe te na arrestojne brenda dites.