Përplasja e vitit, Hilary Duff përgjigjet ndaj akuzave të aktores
Aktorja dhe këngëtarja Hilary Duff ka reaguar ashpër ndaj pretendimeve të Ashley Tisdale për një “grup toksik mamash”, duke thënë se u ndje e trishtuar dhe e përdorur nga e gjithë situata.
Gjatë një interviste në podcastin Call Her Daddy, Duff tregoi se u befasua kur lexoi esenë e ish-yllit të Disney Channel të publikuar në “The Cut” në janar.
“U ndjeva vërtet e trishtuar. Sinqerisht, u ndjeva shumë e trishtuar,” tha ajo. “Reagimi im i parë ishte ‘wow’. Ato pretendime nuk janë të vërteta.”
Tisdale kishte aluduar për sjellje “mean girl” dhe përjashtim brenda një grupi shoqesh të famshme, ku përfshiheshin edhe emra si Meghan Trainor dhe Mandy Moore. Duff theksoi se situata “dëmton rreth gjashtë gra” që janë përmendur indirekt në debat.
Ajo foli edhe për reagimin e bashkëshortit të saj, Matthew Koma, i cili ironizoi publikisht Tisdale me një postim në Instagram që më pas e fshiu. Postimi tallës bëri bujë, ndërsa disa figura publike, përfshirë aktoren Becca Tobin, e kritikuan atë për përfshirje në debat.
Duff sqaroi se nuk e kishte ditur paraprakisht për postimin e bashkëshortit, por shtoi se ai është gjithmonë mbështetës dhe “luftarak” kur bëhet fjalë për të.
Nga ana tjetër, bashkëshorti i Tisdale, Christopher French, gjithashtu reagoi me një mesazh në rrjete sociale, duke thënë: “Është zgjedhja jote nëse do të përfshihesh apo jo.”
Duff kishte qëndruar e heshtur deri javën e kaluar, kur në një intervistë për Los Angeles Times foli për “gjërat e çmendura” që ndodhin herë pas here, duke theksuar se koha me familjen e saj është prioriteti më i madh.

