75 Mall Live Search
10:05 / E Premte, 24 Korrik 2020 / indeksADMonline

Përplasja Lampard-Klopp, zbulohet se çfarë i thanë njëri-tjetrit: “S’të pyeta ty, mund të…!”

Pak dy ditë më parë u zhvillua ndeshja midis Liverpoolit dhe Chelseas, ku përveç që u shënuan 8 gola, spektakël pati edhe jashtë vijave fundore.

Trajnerët e dy skuadrave patën një konflikt verbal me njëri-tjetrin, transmeton Indeksonline.

Duke e parë që tashmë nuk ka tifozë, dy trajnerët: Lampardi dhe Kloppi janë dëgjuar duke thënë. Gjithçka filloi me një ankesë të Lampardit drejtuar gjyqtarit të katërt.

“Si është kjo faul? Nuk pati faul aty”, kishte thënë Lampardi. Pastaj Kloppi ishte përzier në këtë debat.

Por, kjo nuk i kishte pëlqyer aspak trajnerit të Chelseas, që nuk hezitoj të replikonte.

“Nëse ai vjen në drejtim timin, unë do të them diçka. Nuk ishte faul dhe nuk të pyeta ty”, u shpreh Lampard.

Kjo nuk i kishte pëlqyer aspak Kloppit, i cili menjëherë ia ktheu përgjigjen.

“Mund të shkosh në dreq. Mendon se mund të më thuash ‘f*** off’. Tregoju atyre të kenë respekt, ulu në vend”, kishte thënë Kloppi.

Pas ndeshjes, Lampardi në një intervistë për “SkySports”, e quajti arrogante sjelljen e Kloppit.

“Fair play ata e fituan ligën, por nuk duhet të tregohen arrogant me këtë”, u shpreh anglezi./Indeksonline/