75 Mall Live Search
12:46 / E Mërkurë, 15 Tetor 2025 / H F

Përplasja me Kiarën, Dojna nxjerr bisedat

Pas komenteve dhe spekulimeve që qarkulluan në rrjete sociale lidhur me ndjekjen dhe heqjen nga Instagrami mes moderatoreve Dojna Mema dhe Kiara Tito, ka ardhur një reagim i drejtpërdrejtë nga Dojna.

Në një postim në Instastory, moderatorja ka publikuar një bisedë private në WhatsApp, ku motra e saj i shkruan:

“Hiqe Kiara Titon, se t’paska heq nga Instagrami”!

Në përgjigje, Dojna shfaqet e habitur dhe shkruan:

“Ça thua mi, unë as që kam folur keq”!

Menjëherë pas kësaj, ajo ka ndarë edhe një mesazh më të gjatë, duke reaguar ndaj zërave që aludonin për prishje marrëdhëniesh apo konflikte mes dy moderatoreve.

“Mua kur më bëjnë një pyetje direkte, qoftë kjo edhe para kamerave, kam mjaftueshëm këllqe për të dhënë përgjigje të drejtpërdrejta…”, ka shkruar ajo, duke theksuar se nuk ka arsye të shmangë të vërtetën dhe se gjithmonë preferon transparencën në komunikim.