75 Mall Live Search
12:50 / E Mërkurë, 21 Shtator 2022 / LB

Përplasja mes Jasharajt dhe Bashës vazhdon edhe në korridoret e Kuvendit

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj është përplasur me Dimal Bashën, deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, në hapësirat e Kuvendit të Kosovës menjëherë pas përfundimit të mbledhjes së Komisionit Parlamentar për Arsim.

“I ke marrë fëmijët peng, dinjitetin e ke kthy në pare”, i ka thënë Basha, Jasharajt.

Ndërkaq, Jasharaj i është kundërpërgjigjur Bashës.

“Deputetët si ti e kanë pru gjendjen kështu”, i është përgjigjur ai.