Përplasja mes Lulzim Berishës dhe Amir Rrahmanit, kryetari i ”Dardanëve” i kërkon falje kapitenit

Sot në rrjetet sociale është publikuar një video ku raportohet se ka pasur një përplasje mes kryetarit të tifogupit ”Dardanët”, Lulzim Berishës dhe kapitenit të Kosovës, Amir Rrahmanit.
Ngjarja kishte ndodhur pas fitores 3-0 ndaj Qipros në Ligën e Kombeve, ku futbollistët e Kosovë shkuan drejt tifozëve, për ti përshendetur dhe falenderuar për mbështetjen, shkruan IndeksOnline.
Lulzim Berisha përmes një reagimi në Facebook, ka sqaruar situatën dhe i ka kërkuar falje kapitenit Amir Rrahmani.
”Pas raportimeve te fundit mediale, si kryetar i Dardanëve dhe ne emer te krejt tifogrupit, deshirojme qe t’i kerkojme falje kapitenit tone Amir Rrahmanit dhe cdo lojtari apo stafit te gjithembarshem nese eshte ndier i ofenduar nga ndonje keqkuptim apo nga ndonje fjale e leshuar nga dikush prej tifozeve qe jodomosdoshmerisht nenkupton se eshte pjese e Dardanëve. Qellimi im si Lul nuk eshte ta ofendoj askend nga lojtaret. Te njejten gje mund ta them edhe per kryesine tone te tifogrupit. Ne kemi qene ne cdo veshtiresi te Kosoves prane kombetares tone dhe ketyre lojtareve. Kemi qene edhe kur te tjeret e kane share. Kemi qene dhe i kemi mbrojtur e perkrahur ne Shkoder, Mitrovice, Prishtine apo kudo ne Evrope. Kosova eshte mbi secilin. Ne jemi per ta mbrojtur interesin e kombetares. Prandaj edhe nese dikush eshte prekur nga kombetarja apo stafi ta pranojne kerkimfaljen tone. Qellimi yne eshte fisnik qe nga dita e pare. Do te jemi gjithmone tifozet besnike prane kapitenit Rrahmani, lojtareve dhe trajnerit. Sepse Kosova eshte ajo qe na bashkon dhe qe na bene diten, javen, muajin dhe vitin me te bukur. Gabimet jodashakeqese nuk perjashtojme rastin qe mund te kene ndodhur. Konstantja qe mbetet eshte dashuria per Kosoven.”, ka shkruar Berisha./IndeksOnline/