75 Mall Live Search
20:17 / E Mërkurë, 08 Tetor 2025 / Z S

Përplasja në Komunën e Gjakovës, flet nënkryetari: Ishte e momentit

Një incident fizik ka ndodhur pasditen e sotme ku janë përfshirë nënkryetari i Komunës, Flamur Fetahaj, dhe përfaqësuesi i PDK-së në Komisionin Komunal Zgjedhor (KKZ), Berat Hadri.

Indeksonline ka kontatuar nënkryetarin e Komunës së Gjakovës, Flamur Fetahaj për të mësuar më shumë reth rastit.

Fetahaj ka thënë se përplasje midis tij dhe Hadrit ka qenë e momentit.

”Ka qenë e momentit, nuk ke diçka tragjike, ishte një kacafytje e vogël” ka thënë fillmisht Fetahaj për Indeksonline.

Ai më tutje u shpreh se nuk e din as arsyen se përse ka ndodhur ky rast.

”Nuk e di as arsyen pse ka ndodhur, unë kam qenë ulur, ai ka ardhur tek tavolina”.

Po ashtu u raportua se Fetahaj ka marrë trajtim mjekësor por kjo është mohuar nga ana e tij.

”Dëgjova që është në Spital, kjo ke pak trishtuese sepse mi ka trishtu edhe njerëzit e afërm që jetojnë jashta Kosovës, nuk kam pësuar lëndime” ka shtuar më tutje ai për Indeksonline.

Fetahaj ka konfirmuar po ashtu se tashmë rasti është lajmëruar edhe në organet e rendit.

I pyetur nga redaksia se a lidhet kjo me fushatën zgjedhore dhe zgjedhjet që do të mbahet të dielën e 12 tetorit, Fetahaj u shpreh se kjo ndodhir katër ditë para zgjedhjeve e ndoshta edhe mund të ketë lidhje me këtë./Indeksonline/