Përplasja në Kuvend/ Deklarohet Arben Gashi: Nuk e kam prekur me dorë

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka thënë se mbledhje të Kryesisë nuk do të ketë, pasi sipas tij shefi i GP të LDK-së, Arben Gashi ka kërcënuar stafin e tij, konkretisht Ilir Kërçelin, shef i kabinetit të kryeparlamentarit.
Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i Arben Gashit i cili ka thënë se ‘nuk e ka prekur me dorë’.
“Kryetari i Kuvendit e kishte marrë me vete edhe shefin e kabinetit i cili kishte bërë shkelje të detyrave. Ne kërkuam që ai të mos ishte prezent por kryetari nuk pranoi që ai të largohet dhe mbledhja dështoi”, tha Gashi.
Gashi tha se Kërçeli nuk duhej të merrte pjesë në mbledhjen e sotme të Kuvendit.