11:12 / E Enjte, 14 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Përplasja Sterling-Gomez, babai i futbollistit sqaron gjithçka: I thash birit ule kokën, bëhu shembull për tërë botën

Përplasja mes Raheem Sterling e Joe Gomez ka qenë lajmi më i përfolur i javës në Angli. Gjithçka filloi në derbin Liverpool-Manchester City ku dy anglezët patën shtyrje në fundin e ndeshjes.

Por, Sterling i dëshpëruar edhe me rezultatin e të dielës, nuk e la ma kaq. Ai e ka sulmuar fizikisht mbrojtësin e Liverpoolit në grumbullimin e parë të Anglisë.

Madje, nga ky sulm fizik, Gomez është parë me një gërvishtje në fytyrë. Babai i Joe Gomez, Augustus ka sqaruar tërë konfliktin duke qenë tejet njerëzor, madje duke e mbrojtur edhe Sterling.

“Të rinjtë janë shumë ambiciozë dhe të gatshëm të sakrifikohen për ekipin. Nuk ishte faji i Sterling pasi që tifozët e provokonin sa herë që ai e kishte topin. Po të humbiste Liverpooli, me siguri se edhe dikush nga ta do të reagonte ngjashëm. Duhet ta kuptojmë këtë, të gjithë jemi qenie njerëzore” ka thënë babai i Gomez, shkruan Indeksonline.

Por, prindi i futbollistit është ndjerë më i befasuar me gjestin e Sterling një ditë më vonë.

“Kam menduar se kishte mbaruar me aq. Sterling e ka goditur në stërvitje birin tim. Për fat të mirë, Joe kishte vetëm një gërvishtje. Fola me të dhe agjentin e tij. Më thanë që janë mirë, të lumtur e të qeshur. Joe është i apasionuar për atë që bën. Sterling i ka kërkuar falje më pas. Jam i lumtur që është tejkaluar ky rast. I kam thënë që të ulë kokën e të punojë.

E kam telefonuar menjëherë duke i thënë se si një personazh publik që është, duhet të jetë shembull për tërë fëmijët në botë, për miqët e familjen e tij. Jam krenar se si e ka menaxhuar këtë situatë. Jam baba i lumtur që ai ka mbajtur kokën ulur dhe ka vazhduar të punojë” ka thënë babai i Joe Gomez./Indeksonline/