75 Mall Live Search
13:14 / E Enjte, 04 Korrik 2019 / indeksADMonline

Përplasje bandash në Kavajë, një i vdekur e katër të plagosur

Një person është vrarë me armë zjarri në Kavajë Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 4 të qytetit. Viktima mësohet se është një burrë rreth 50 vjeç. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet. Në qytet dhe rrugët hyrëse e dalëse janë ngritur postblloqe.

Një i pafajshëm duket ka mbetur viktimë e një përplasjeje me armë zjarri mes bandave në qytetin e Kavajës. Sipas raportimeve të para, referuar burimeve nga policia, kanë qenë dy grupe që janë përplasur me armë, ndërsa ka mbetur i vdekur një kalimtar i rastit.

Nga përplasja me armë janë plagosur dhe 4 persona. Po kështu Policia ka ndaluar 4 persona. Zyrtarisht nuk ka informacione nga policia.