Përplasje e ashpër, Bajrami i thotë Hamzës: Premtimi për rritje pagash, gënjeshtër e madhe

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, e ka kritikuar shefin e Grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, i cili ka thënë se “rritje pagash e pensionesh ka pasur vetëm kur ka qeverisur PDK-ja”.
Sipas Bajramit, premtimi për rritje pagash është një gënjeshtër e madhe.
“Të gjithë janë të rëndësishëm edhe mjekët edhe policët, nëse ky buxhet ju duket i dobët, është i dobët për shkak të pandemisë”.
“Është e vërtetë se ne nuk po dalim këtu të premtojmë rritje pagash, sepse do t’ishte një gënjeshtër e madhe”.
“Buxhetin nëpër shtëpia nuk e kemi çuar, buxheti ka shkuar në shëndetësi. Nuk kemi bërë shpërndarje as partiake dhe as klienteliste”.