75 Mall Live Search
23:30 / E Mërkurë, 04 Tetor 2023 / AR

Përplasje e ashpër mes dy konkurrentëve në ‘Love Island Albania’

Dy ishullorët të cilët patën një zënkë me tone të ashpra Xhoana dhe Haris duket se kanë gjetur rrugën e komunikimit dhe po sqarohen.

Në episodin që është transmetuar ditën e sotme në orën 18:20 në televizionin Klan, ata i kanë kërkuar falje njëri-tjetrit.

Pjesë nga biseda:

Haris:

Më ke respektuar dhe kurrë nuk kam folur keq për ty, por atë natë në ‘Prime’ mendoja se i ke thënë diçka Amadeas, jo për keq por sikur ajo është fiksuar.

Xhoana:

Unë ja kisha shpjeguar Amadeas dhe i kam thënë që je vetëm te ajo, por Amadea më thoshte se të tjera gjëra të thotë ty e të tjera mua.

Haris:

Nuk mundem ti kthejë fjalët pas, por doja të kërkoja falje ishalla nuk të ka prekur ndonjë nga fjalët.

Xhoana:

Jam prekur sepse ju pëlqeja shumë si çift, por ti nxore mllef ndaj meje dhe kjo gjë mua nuk më pëlqeu.

Ndiqni ‘Prime’ çdo të dielë në orën 21:00, nën drejtimin e Luana Vjollcës.